LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Konkurrencës dhe Oda Amerikane zotohen për mbrojtjen e konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës dhe Oda Amerikane zotohen për mbrojtjen e konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre në aspekt të vetëdijësimit të bizneseve për dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës. Kjo u bë e ditur pas takimit ndërmjet kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Gjatë takimit u bisedua për rolin e rëndësishëm që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka në funksionalizimin e plotë të ekonomisë së tregut dhe rrjedhimisht garantimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik në vend.

Prestreshi dhe Zeka u dakorduan për organizimin e punëtorive të përbashkëta vetëdijësuese për ndërmarrjet private dhe organizatat publike, me qëllim të vetëdijësimit të tyre përkitazi me dispozitat ligjore që mbrojnë konkurrencën e lirë dhe aktivitetet të cilat mund të cenojnë konkurrencën. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori