LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Hekurudhave kundër udhëzimit, ende me targa jo zyrtare

Autoriteti i Hekurudhave kundër udhëzimit, ende me targa jo zyrtare

Konkluzioni për menaxhimin financiar dhe kontrollin e menaxhimit të pasurive i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, mbetet si shqetësim, pasi ky organ i pavarur nuk është duke u zbatuar rregullat lidhur me zhvlerësimin e pasurive nën 1,000 euro. Kurse, veturat ende mbaheshin të regjistruar me targa jozyrtare, ndërsa, pajisjet në shfrytëzim nga anëtarët e bordit të kaluar nuk ishin kthyer ende.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, ku theksohet se vlera e bartur si kursime apo suficit mbetet si shqetësim që po përsëritet vit pas viti.

Sipas Auditorit për shkak të vonesave në zgjedhjen e Bordit të ri me kohë nga Kuvendi, buxheti i ARH-së po pëson ndryshime, përkatësisht shkurtime buxhetore.


“Regjistrimi i veturave ende është me targa jo zyrtare, përkundër që udhëzimi i brendshëm kërkon përdorimin e targave zyrtare; dhe anëtarët e Bordit, gjatë mandatit të tyre ishin të ngarkuar me mjete pune (llaptop dhe telefona mobil) për kryerjen e detyrave zyrtare. Nga viti 2014 ka kaluar mandati i Bordit, ndërsa, dy nga anëtarët e këtij bordi nuk i kanë dorëzuar pajisjet, edhe pse menaxhmenti i ARH-së ka marrë masa dhe ka bërë kërkesa me shkrim për të adresuar këtë çështje”, thuhet në raportin e Auditorit.

Ndryshe, ARH-ja, të hyrat i ka vetëm nga granti i Qeverisë së Kosovës me gjithsej 237,903 euro, vetëm gjatë vitit 2015, ku shumica e buxhetit shpenzohet për paga dhe mëditje. Vetëm gjatë vitit që shkoi për pagat janë shpenzuar 123,270 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Ekonomi
Kalo në kategori