Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) ka refuzuar autorizimin e kompanisë “Eurowings” për ushtrimin e të drejtave të pakufizuara të transportit ajror për në dhe nga Zvicra.
“REVOKOHET autorizimi i lëshuar përmes Vendimit nr. Ref.533/18, të Ministrisë përgjegjëse për transport, për kompaninë Eurowings GmbH, me COA nr. D-003 (siç është ndryshuar EASA.AOC.005 dhe EASA.AOC,.006), që në bashkëpunim me agjentin e autorizuar Kosova Airlines (të regjistruar me nr. biznesi 8025352) të ushtrojnë të drejtat e pakufizuara të trafikut ajror për në dhe nga Zvicra”, është thënë në vendimin e Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili është marrë më 30 janar të 2024.
Sipas arsyetimit të AACK-së, më 20 qershor të vitit 2018 përmes vendimit me nr. Ref.533/18, Ministria përgjegjëse për transport, i ka lëshuar autorizimin kompanisë “Eurowings GmbH” që në bashkëpunim me agjentin e autorizuar “Kosova Airlines” të ushtrojë të drejtat e pakufizuara të trafikut ajror për në dhe nga Zvicra.
“Autorizimi i dhënë përmes Vendimit me nr. Ref.533/1 8, nuk parasheh asnjë kusht për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre të drejtave të dhëna përmes Vendimit në fjalë. Përderisa në bazë të Vendimit nr. 533/18 të dt.20.06.2018 është pritur që nga shërbimet ajrore të ofruara nga kompania Eurowings GmbH midis Kosovës dhe Zvicrës të përfitojë publiku dhe të ketë efekt në zhvillimin e aviacionit civil, të dhënat statistikore të trafikut ajror tregojnë se në periudhën 2019-2023 pjesëmarrja e Eurowings GmbH në trafikun e gjithmbarshëm midis Kosovës e Zvicrës ka qenë 2 për qind”.
Tutje në vendim theksohet se “duke marrë parasysh interesin publik të vendit, faktin që Republika e Kosovës nuk ka kompani ajrore shtetërore e cila do të autorizohej për të ushtruar të drejtat e trafikut ajror në bazë të marrëveshjeve bilaterale të transportit ajror, në anën tjetër Kompania Eurowings GmbH nuk ka ndonjë kusht që përcakton mënyrën se si duhet të shfrytëzohet e drejta e marrë përmes Vendimit nr. Ref.533/18, AAC në përputhje me kompetencat që ka sipas Ligjit Nr. 03/L-051, me ndryshime, ka vendosur të revokoj autorizimin e lëshuar përmes këtij vendimi”.
Sipas AAC-së, shumë shpejt do të publikohet shpallja e interesit për marrjen e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në dhe nga Zvicra.
“AAC së shpejti do të publikoj shprehjen e interesit për marrjen e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në dhe nga Zvicra (designation), ku do të përcaktohen dhe publikohen kushte në bazë të të cilave kompanitë ajrore do të mund të shfrytëzojnë autorizimin për ushtrimin e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në Kosovë dhe nga Zvicra, në pajtim Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe né pajtim me Memorandumin për Shërbime të Trafikut të Rregullt Ajror”, është thënë në arsyetimin e vendimit të AAC-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës