LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Maqedoni thonë se nuk do të ketë mungesë të naftës

Autoritetet në Maqedoni thonë se nuk do të ketë mungesë të naftës

Politikë e Qeverisë është që t’i ndjek sanksionet të cilat i vendos Bashkimi Evropian për Rusinë, por mungesë të naftës dhe derivateve të naftës nuk mund të ketë pas vendimit më të ti të Komisionit Evropian që të ndalohet importi i karburantit dizel rus, porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Vendimi për ndalimin e përdorimit të karburantit rus të naftës nuk do të ketë ndikim të madh në vend. Për sa i përket sanksioneve, e kemi thënë edhe më herët se është politikë e qeverisë që të ndjekë të gjitha sanksionet e sjella nga Komisioni Evropian dhe ndoshta kështu do të vazhdojmë”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se presin që Ministria e Punëve të Jashtme t’i japë rekomandim Qeverisë për vendosjen e sanksioneve në bazë të vendimit të Komisionit Evropian.


“Ato 15 deri në 20 për qind mund të mbulohen nga burime të tjera furnizimi. Mungesa e naftës dhe derivateve të naftës nuk mund të ndodhë. Mirëpo, sa i përket rritjes së mundshme të çmimit, mund të them se çmimi i tyre është i bazuar në bursë, ndërsa Qeveria mund të ndikojë vetëm në akcizën, TVSH-në dhe detyrimet tjera”, precizoi Bekteshi.

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator Energjetik, siç tha, në vitet e fundit në vend është përdorur jo më shumë se 20 për qind e naftës nga rafineritë ruse, kryesisht nga një kompani që ka kapital rus, ndërsa tjetra është importuar nga Hellenik Petroleum, që kryesisht përdor burime të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori