Një burrë që ka provuar 182 droga të ndryshme në mënyrë që të mund t'u tregonte njerëzve për efektet e tyre, përshkroi udhëtimin më të keq që kishte bërë ndonjëherë në jetën e tij.

Dominic Milton Trott, autori i librit “The Drug Users Bible”, ndau përvojën më të keqe me një drogë dhe shpjegoi arsyen pse nuk do të përdorë kurrë më atë.


Ai tha se kishte konsumuar një pije tradicionale indiane të quajtur “bhang lassi”, një lloj jogurti me hashash.

Trott kërkoi një version më të lehtë të pijes, por përfundoi duke konsumuar një dozë më të fortë.

Fillimisht, ai ndjeu një ndjesi të këndshme, por më pas përjetoi mendime të errëta dhe ndjesi të frikshme.

Ndërsa ecte nëpër qytet, ai u përball me skena të vështira, përfshirë pamjen e trupave të pajetë gjatë një rituali varrimi, gjë që e bëri të ndjehej i tmerruar dhe paranojak.

Përvoja përfundoi me një udhëtim të frikshëm drejt hotelit, ku vendosi të mos konsumojë më kurrë “bhang lassi”.

Pavarësisht përvojave të shumta me droga të ndryshme, Dominic theksoi se nuk do ta provojë kurrë fentanilin.

Ai shpjegoi se një prezantim nga DEA (Agjencia Amerikane për Zbatimin e Drogës) që tregonte se një sasi shumë e vogël e fentanilit mund të jetë fatale, e bëri të kuptojë rrezikun ekstrem të kësaj droge.

Trott theksoi se është pothuajse e pamundur të matet saktësisht një dozë e sigurt e fentanilit, dhe për këtë arsye ai e konsideron atë tepër të rrezikshme. /Telegrafi/