LAJMI I FUNDIT:

Automjetet WRC, të njëjtë edhe pas 2017

Automjetet WRC, të njëjtë edhe pas 2017

Automjetet ekzistuese WRC me sukses do të mbijetojnë edhe vitin 2017. Kështu ka thënë drejtori i FIA-s, Jarmo Mahonen.

Sipas planeve të deritashme, FIA për vitin 2017 është dashur të përgatisë rregulla të reja të cilat në kampionatet botërore të Rallyt do të sillnin teknologji të reja e që për pasojë do të kishin ndryshime të konsiderueshme në karakteristikat e specifikat të automobilave WRC .

Nga këto ide e plane FIA hoqi dorë, sepse, sipas Mahonen, bëhet fjalë për teknologji jo krejtësisht të besueshme të cilat aktualisht nuk kanë vendin në WRC.


Të përkujtojmë, FIA për vitin 2017 kishte planifikuar futjen e teknologjisë hibride në kampionatin WRC.

Finlandezi Mahonen ka zbuluar se dëshira e tij personale është ajo për automobilin sportiv radikal me motor 600 KF, porse shanset për këtë janë baras me zeron.

Megjithatë atë e inkurajon fakti se të gjithë prodhuesit, e edhe ata që ende nuk janë pjesë e WRC-së pajtohen rreth orientimeve bazë të ardhmes së WRC-së . /Koha/