Autobusi i kompanisë “Pravenra Travel” ka marrë flakë në qytetin e Dortmundit në Gjermani.

Fatmirësisht autobusi nuk kishte qenë me udhëtar, dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz pas përfshirjes nga flakët.


Pronari i kompanisë në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se autobusi ka marrë flakë pas daljes nga servisi ku ishte dërguar për një rregullim teknik.

Foto: Feuerwehr Dortmund

“Rasti ka ndodhur dje pasdite diku pas orës 17:00, autobusi ka qenë në servis në Dortumund dhe duke u kthyer nga servisi si pasojë e një gabimi teknik të servisit ka punu diçka me rrymë dhe autobusi 10 km pas largimit nga servisi ka marrë flak”, ka deklaruar pronari i kompanisë “Pranvera Travel”.

Ai shtoi se në momentin e djegies së autobusit brenda ka qenë vetëm shoferi, por i njëjti ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Vetëm shoferi ka qenë , autobusi ka filluar të digjet nga pjesa e mbrapa, shoferi ka dalë jashtë kanë arritur zjarrfikësit e kanë shuar flakën”, u shpreh tutje pronari i kompanisë.

Foto: Feuerwehr Dortmund

Pronari i kompanisë “Pranvera Travel” më tej bëri të ditur se do të padisin servisin për shkak të neglizhencës.

“Jemi me avokatët dhe do të padisim servisin për neglizhencën që e ka bërë. Kemi dëme të mëdha materiale, autobusi afërsisht ka pas vlerë 140 mijë euro. Për ne është e rëndësishme që nuk ka pasur të lënduar”, u shpreh ai. /Telegrafi/