Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”.
Por theksoi ai, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite.
“Do të thotë kjo se jemi të kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite? Jo. Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim. Por do të thotë kjo se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘Pro’? Po, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysëm plot. Kështu që mendoj se do të jetë një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, ku kemi parë zhvillime shumë pozitive javët e fundit, duke bërë që të themi ‘Po’”, tha Sattler.
Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se “ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një ‘Po’ e qartë”.
Ai u shpreh se kjo është një situatë ku fitojnë të dyja palët.
“Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Evropës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave. Jam shumë i sigurt, që pa BE-në, pa mundësinë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura. Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët (win-win). Është një fitore për Bashkimin Evropian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë”, tha Sattler. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa