LAJMI I FUNDIT:

Auditori i Përgjithshëm: Kuvendi të mbajë llogaridhënëse Qeverinë për zbatimin e rekomandimeve

Auditori i Përgjithshëm: Kuvendi të mbajë llogaridhënëse Qeverinë për zbatimin e rekomandimeve

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar “Raportin e vlerësimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të performancës të vitit 2017”, ndërsa ka rekomanduar Kuvendin që të mbajë llogaridhënëse Qeverinë për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Subjekt i Raportit të vlerësimit kanë qenë 166 rekomandime të dhëna në shtatë raporte të auditimit të performancës të publikuara në vitin 2017, ku kanë qenë të përfshira 35 institucione publike.

Raporti i vlerësimit, konstaton se institucionet e audituara nuk janë angazhuar mjaftueshëm për të zbatuar rekomandimet e dhëna.


“Rezultatet e këtij vlerësimi tregojnë se zbatimi i rekomandimeve për auditime të performancës nuk është në nivel të kënaqshëm. Nga 166 rekomandime të dhëna, vetëm 36% e tyre janë zbatuar plotësisht, 10% janë në fazën finale të zbatimit, 13% kanë filluar zbatimin si dhe 10% e rekomandimeve nuk janë adresuara fare. Kurse për 31% të rekomandimeve entitetet nuk kanë dorëzuar informatat”, thuhet në njoftim.

Nga 35 institucione të audituara vetëm katër prej tyre kanë përgatitur dhe dorëzuar planin e veprimit, ndërsa pyetësorit të vlerësimit të ZKA-së i janë përgjigjur 23 apo 66 për qind.

Mungesa e përgatitjes së planit të veprimit, mosgatishmëria e institucioneve t’i përgjigjen vlerësimit dhe numri i ulët i zbatimit të plotë të rekomandimeve, tregojnë mungesën e përkushtimit të institucioneve publike për të përmirësuar performancën e tyre edhe rrjedhimisht menaxhimin me paranë publike.

Përveç mangësive, Raporti konstaton se janë ndërmarrë disa veprime nga entitetet dhe kjo mund të rezultojë në përmirësimin e aktiviteteve në fushën e gjyqësorit, zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

Lidhur me rezultatet e këtij vlerësimi, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani i rekomandon Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë llogaridhënëse Qeverinë e Kosovës për zbatimin e rekomandimeve të auditimit të performancës, të kërkoj përgatitjen e planeve të veprimit si dhe të monitoroj progresin e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të audituara.

Tutje Auditori i Përgjithshëm i rekomandon Qeverisë së e Kosovës që të ketë një angazhim proaktiv në adresimin e të gjitha çështjeve të cilat ndërlidhen me gjetjet e auditimeve të performancës duke ndërtuar mekanizma llogaridhënës për zbatimin e rekomandimeve.

Vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve është një proces përcjellës gjatë të cilit auditorët vlerësojnë përshtatshmërinë, efektivitetin dhe afatet kohore të veprimeve të ndërmarra nga menaxhmenti i organizatës së audituar për të adresuar çdo rekomandim të auditimit.

Këto procese bazohen në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori