LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang: Refuzova Ligën Premier sepse nuk u tundova asnjëherë  

Aubameyang: Refuzova Ligën Premier sepse nuk u tundova asnjëherë  

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka deklaruar se ai nuk ka dëshirë të luajë në Premier Ligë, pasi kurrë nuk është tunduar nga futbolli anglez.

28-vjeçari, i cili përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 31 gola, u spekulua të largohej nga Dortmundi gjatë verës pasi Manchester City, Chelsea dhe Liverpooli thuhet se bënë një qasje për shërbimet e tij.

Gjigantët anglezë në 'luftë' për Aubameyangun
Lexo po ashtu Gjigantët anglezë në 'luftë' për Aubameyangun

Sidoqoftë, Aubameyang ka zbuluar se perspektiva e të luajturit në Ligën Premier asnjëherë nuk e ka tunduar atë.


“Unë kurrë nuk jam tunduar nga Liga Premier. Është thjesht një mendim personal”, ka thënë fillimisht Aubameyang për Telefoot.

Kohë më parë sulmuesi nga Gaboni ka treguar se është i lumtur që ka qëndruar te skuadra gjermane, Dortmundit.

Villas Boas refuzoi transferimet e Aubameyangut dhe Iscos te Tottenahami
Lexo po ashtu Villas Boas refuzoi transferimet e Aubameyangut dhe Iscos te Tottenahami

“Jam shumë i lumtur që kam qëndruar në Dortmund sepse e kuptoj se është familja ime”.

Aubameyang ndihet i lumtur te Dortmundi

“Ndihem shumë mirë atje dhe gjërat kanë filluar mirë këtë sezon”, kishte deklaruar sulmuesi nga Gaboni.

Ndryshe, Aubameyang në shtatë ndeshjet e para në Bundesliga ka shënuar tetë gola, duke prirë listën e golashënuesve në kampionat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori