Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para përballjes me Zvicrën.

“Dardanët” stërvitën në “Fadil Vokrri”, ku të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen me “Helvetikët”.


FFK-ja ka publikuar video të lojtarëve në stërvitje, ku vërehet atmosfera e jashtëzakonshme në ekip.



Përndryshe, si përzgjedhësi Franco Foda ashtu edhe qendërmbrojtësi Albian Hajdari u shfaqën optimist para ndeshjes me Kosovën, pavarësisht se janë në dijeni të kualitetit të lartë të Zvicrës.



Kujtojmë, përballlja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të martën më fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

telegrafi sport app