Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të gjitha përgatitjet që të tërhiqen numrat potencial fitues për tremujorin e katërt 2017. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjë për rimbursim nga kuponët fiskal është 68,757.

Tërheqja e Numrave Potencial Fitues do të bëhet me 8 shkurt 2018 nga ora 18:00, në Radio Televizionin e Kosovës.


Posteri TM4 2017

"Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së", thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/