LAJMI I FUNDIT:

ATK deri tash ka inkasuar mbi 381 milionë euro

ATK deri tash ka inkasuar mbi 381 milionë euro

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar të arriturat që e kanë përcjell periudhën janar-nëntor të këtij viti, ku u tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 për qind më shumë, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar.

Temat kryesore të kësaj konference ishin vlerësimet e raporteve ndërkombëtare nga FMN,UNDP dhe Komisioni Evropian, të hyrat janar – nëntor 2017, shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve, monitorimi i Lojërave të Fatit, masat disiplinore ndaj stafit të ATK-së, fiskalizimi i bizneseve, marrëveshjet e bashkëpunimit, etj.

Imeri para mediave tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 për qind më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, ku deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 381.9 milionë euro ose 91 për qind e planit për këtë vit.


Sipas një komunikate të ATK-së, rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

“Ndër të tjera, u prezantuan edhe vlerësimet e raporteve ndërkombëtare, si ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, UNDP-së dhe Komisioni Evropian, të cilat kanë vlerësuar se ATK po shënon progres të vazhdueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe operative. Po ashtu, me theks të veçantë u fol për raportin e fundit të UNDP-së, rreth perceptimit të qytetareve për nivelin e korrupsionit në institucionet publike, në të cilin raport ATK nga 32.5 për qind ka shënuar rënie të perceptimit të korrupsionit në 17.4 për qind. U prezantuan edhe rezultate nga parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, të cilat njëkohësisht janë vlerësuar edhe në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian”, thuhet në komunikatë.

Mediat u njoftuan edhe me aktiviteteve e lojërave te fatit, ku për periudhën raportuese janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 1.3 milion euro, për të gjitha subjektet e lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre e kanë zhvilluar duke mos e respektuar ligjin përkatës.

Drejtori në përmbyllje të konferencës, tha se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori