Atdhe Nuhiu golashënues dhe asistues në fitoren e Sheffieldit, realizon dy minuta pas inkuadrimit
263:"SHEFFIELD, ENGLAND - FEBRUARY 17: Atdhe Nuhiu of Sheffield Wednesday reacts during the The Emirates FA Cup Fifth Round between Sheffield Wednesday v Swansea City at Hillsborough on February 17, 2018 in Sheffield, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) 12:"Getty Images
Sheffield Wednesday ka regjistruar fitore prej 4-2 kundër Blackburn Rovers, në ndeshjen e javës së 38-të në ligën Championship, ndërsa Atdhe Nuhiu ishte protagonist.
Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij kur po zhvillohej minuta e 60-të e takimit.
Steven Fletcher e hapi serinë e golave në minutën e 10-të, mirëpo i njëjti futbollist u lëndua në gjysmën e dytë dhe u detyrua ta lëshonte fushën.
Nuhiu e zuri vendin e tij, ndërsa i mjaftuan dy minuta lojë për të realizuar. Ai kërceu më së larti në zonë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë për të shënuar me kokë.
Dominic Iorfa (pas asistimit nga Nuhiu) dhe Marco Matias i shënuan dy golat tjerë të Sheffieldit, skuadër e cila pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























