LAJMI I FUNDIT:

Atanasov: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është një çështje e kotë

Atanasov: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është një çështje e kotë

Bullgaria duhet të lejojë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në pa kushtëzuar përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Këtë e theksoi Dimitar Atanasov nga Instituti i Etnologjisë dhe Studimeve Folklorike me Muzeun Etnografik të Akademisë së Shkencave bullgare në konferencën finale: “Demitizimi i marrëdhënieve (jo)fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, të organizuar nga Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane – Shkup, e cila u mbajt sot në Shkup.

Atanasov beson se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është një çështje absolutisht e kotë, ndërsa Bullgaria duhet të lejojë negociatat e Maqedonisë së Veriut në BE.


Nëse shikojmë historikisht, thotë Atanasov, të dyja palët argumentojnë për teza historike.

“Po t’i shikojmë figurat historike, Goce, Dame, ata donin që Bjeshkët e Osogovës të mos kishin kufij, donin që Deve Bairi dhe Gjuesheva të ishin vetëm dy fshatra dhe asgjë më shumë dhe të kalonin lirisht mes tyre. Sepse ne jemi të ndryshëm, por mjaft të afërt. Atë që mund ta bëjnë italianët, spanjollët dhe francezët, pse të mos e bëjmë edhe ne bullgarët dhe maqedonasit”, tha Atanasov.

Lidhur me marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për momentin, historiani thotë se ato janë në humnerë, ndërsa për këtë kanë kontribuar nismat për hapjen e të ashtuquajtur klubet kulturore në të dyja vendet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori