LAJMI I FUNDIT:

Asus ZenFone 2 Laser kushton vetëm 199 dollarë

Asus ZenFone 2 Laser kushton vetëm 199 dollarë

ZenFone 2 Laser është nisur për në tregun amerikan. Varianti fillestar i këtij modeli me 16GB memorie të brendshme shitet për 199 dollarë.

Telefoni më i ri i Asus sjell pothuajse të gjitha karakteristikat origjinale të ZenFone 2 — duke përfshirë dizajnin, ekranin me madhësinë prej 5.5” në 1080p, kamerën e pasme me 13MP, opsionin për dy SIM kartela, memorien e brendshme me 16GB si dhe baterinë me 3000 mAh.

ZenFone 2 Laser ofron edhe procesorin octa-core Snapdragon 615, 3GB RAM, si dhe opsionin që të dyja SIM kartelat të lidhen me rrjete 4G LTE, ndërsa mbrojtja e ekranit bëhet nga Gorilla Glass 4. (Telegrafi)