Në Kinë është filmuar një astrolog i paidentifikuar, që ka një mënyrë shumë perverse të të parashikuarit të fatit.

Ky falltar ua prek grave gjinjtë, që gjoja t’ju tregojë se çfarë i pret në të ardhmen, transmeton Telegrafi.


Kështu përshkruhet videoja e shkurter, ku burri me paterica mban shuplakën e dorës brenda bluzës së një gruaje.

Ata nuk shkëmbejnë ndonjë fjalë, ndërsa në dhomën ku qëndrojnë ka shumë njerëz që presin të mësojnë për të ardhmen e tyre.

Nuk jepen më shumë detaje për këtë xhirim të çuditshëm që nuk dihet se si përfundon. /Telegrafi/