Formimi i Asociacionit apo bashkësisë së komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar për Kosovën dhe tashmë kjo çështje më tepër është teknike, sepse limitet e themelimit të saj janë përcaktuar me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese dhe njohësit e zhvillimeve përbrenda dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, tashmë ka nisur punën dhe pas përfundimit të këtij procesi, Gjykata Kushtetuese përsëri do ta ketë fjalën e fundit nëse dokumenti është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Por, si do të duhej të duket ky Asociacion, bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës?
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në asnjë mënyrë, nuk duhet të krijohet si strukturë ekzekutive e pushtetit dhe duhet tërësisht të jetë brenda kornizës së sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe legjislacionit për pushtetin lokal.
“Është shumë e rëndësishme që në statutin e Asociacionit të përcaktohen prerazi kompetencat e Asociacionit që kanë të bëjnë kryesisht me koordinimin e politikave komunale në mes të komunave me shumicë serbe. Njëkohësisht, duhet të caktohen nivelet e mbikëqyrjes së Asociacionit, pra tre nivele”.
“Niveli i parë, padyshim që duhet të jetë Qeveria e Kosovës, e cila duhet ta sjell dekretin për themelimin e Asociacionit. Niveli i dytë duhet të jetë Ministria e Pushtetit Lokal, e cila edhe sipas detyrës aktuale i monitoron komunat. Niveli i tretë, padyshim duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila e ka fuqinë e anulimit të çdo akti apo vendimi kundër-kushtetues të këtij mekanizmi”, thekson profesor Bajrami.
Jeta Krasniqi, analiste e Institutit Demokratik të Kosovës, organizatë kjo joqeveritare, e cila ka mbikëqyrur zhvillimin e dialogut të Brukselit dhe rezultatet e tij, thotë për Radion Evropa e Lirë, se bazuar në ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Asociacioni do të duhej të dukej si çdo organizatë tjetër joqeveritare, e cila funksionon brenda sistemit unitar shtetëror të Kosovës dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e saj.
“Duhet të duket si çdo OJQ tjetër, e cila funksionon në shtetin e Kosovës, pa pasur kompetenca ekzekutive. Pra, pa pasur kompetenca për mbikëqyrjen në arsim, në shëndetësi, në zhvillim ekonomik, në koordinim të planifikimit urban apo rural, pa pasur të drejtë për të iniciuar procedura në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, pa pasur të drejtë për të bartur kompetenca nga niveli qendror, pa qenë një strukturë që ka fuqi ekzekutive, e cila përfaqëson 10 komunat. Këto janë të gjitha elementet, të cilat janë të parapara edhe me marrëveshjen, e të cilat Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë”, thotë Krasniqi.
Megjithatë, tashmë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, por edhe autoritetet e Serbisë kanë shfaqur mospajtimin që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe që ai të jetë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pavarësisht se në Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin, është paraparë që kjo gjykatë ta thotë fjalën e fundit.
Profesor Bajrami thotë se një pozicionim i tillë i Serbisë është i kuptueshëm. Por, siç thotë ai, është në përgjegjësinë e lidershipit politik të Kosovës që të mos bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim, si dhe në përgjegjësinë e Brukselit që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Serbia ka ambicie që përmes Asociacionit, të gjejë edhe një alibi dhe ta prezantojë para opinionit të brendshëm se e ka mbrojtur interesin serb, duke e themeluar Bashkësinë e komunave serbe dhe ky është projekt i Serbisë, tanimë i njohur. Por, Kosova nuk ka më mundësi që të hyjë në aranzhime tjera të reja, që do të nënkuptonin ndonjë kompromis. Unë mendoj që është me rëndësi që Kosova t’i kryejë detyrimet e veta dhe të jetë proaktive në themelimin e këtij Asociacioni. Pastaj, është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare që Serbinë ta kushtëzojë me proceset e integrimit evropian”, shpjegon profesor Bajrami.
Por, analistja Krasniqi thekson që bisedimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë politike dhe formimi i Asociacionit është një nga kompromiset më të mëdha.
“Duke e pasur në mend që mund të vinim deri te një moment që komuniteti serb nuk e pranon një Asociacion që nuk ka kompetenca ekzekutive, pala kosovare nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë që të formohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kjo, sepse nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë sistemi unitar i Kosovës. Këto janë bisedime politike, absolutisht. Janë negociata, por nuk duhet të shkohet përtej kompromiseve, të cilat prekin sistemin unitar të Kosovës dhe të cilat mund të prekin vetë funksionimin e shtetit të Kosovës”, shprehet Krasniqi.
Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, më herët kanë theksuar se autoritetet e Kosovës “dëshirojnë ta formojë Bashkësinë, e cila do të ngjante në diçka boshe”.
Por, autoritetet e Kosovës disa herë kanë përsëritur qëndrimin se Asociacioni do të formohet vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania