Përfaqësuesit e serbëve në institucionet e shtetit të Kosovës vazhdojnë të bëjnë trysni për hartimin e statutit, me të cilin i hapet rrugë formimin të Bashkësisë së Komunave Serbe (Zajednica Srpskih Opstina) pas kthimit të tyre në institucione.
Ata për rreth 6 muaj bojkotuan të gjitha institucionet e shtetit, ndërkohë që siç kanë thënë vetë, janë kthyer për të marrë pjesë në hartimin e statutit dhe formimin e “Zajednicës”, si dhe për ta kundërshtuar transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, shkruan “Zëri”.
Sa i përket “Zajednicës” Prishtina kishte kërkuar që paraprakisht përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës të kthehen e pastaj të fillojë hartimi i statutit të saj.
Por, pas kthimit Qeveria ka kushtëzuar AKS-në me miratimin e simboleve të shtetit të Kosovës nga ana e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Këto katër komuna serbe që prej zgjedhjeve për pushtetin lokal të 2013-s funksionojnë pa simbole të shtetit, pa stemë dhe pa vula të Kosovës, me të cilat përcaktohet mënyra e funksionimit të komunave.
Shkresat që dërgojnë këto komuna vetëm nënshkruhen nga kryetarët, Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Dragan Jabllanoviq, përkatësisht Stevan Vllahoviq dhe nënshkrimet e tyre në shkresa në fakt janë edhe vula, edhe gjithçka tjetër që pranohen nga Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës.
Kryetarët e këtyre komunave kanë deklaruar hapur se nuk e njohin shtetin e Kosovës, por nuk kanë refuzuar asnjëherë buxhetin që ka ndarë Qeveria e Kosovës, ndonëse fillimisht kishin kërkuar buxhet shumë më të madh sesa komunat më të mëdha të Kosovës. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa