Pesë vjet që nga arritja e Marrëveshjes së parë për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku themelimi i Asociacionit serb është një prej pikave kryesore, Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë betejën politike nëse ky Asociacion do të jetë një organizatë joqeveritare apo një autonomi substanciale.
Qëndrimi i Prishtinës zyrtare është i qartë, Asociacion i komunave serbe pa kompetenca ekzekutive. Por, Beogradi me mbështetjen e përfaqësuesve serb në Kosovë mëton që të krijojë një Bashkësi komunash serbe që do të ishte një lloj niveli i tretë i pushtetit.
Pavarësisht dallimeve, Bashkimi Evropian si lehtësues i bisedimeve kërkon që të nisin procedurat e themelimit, konform Marrëveshjes së Brukselit.
Fillimi i procedurave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ende mbetet në pritje të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt do të funksionalizohet, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet, është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga dhjetë komunat me shumicë serbe, kanë dhënë një lloj ultimatumi për drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nëse nuk e formojnë Asociacionin e komunave deri më 20 prill, ata vetë do ta themelojnë njëanshëm atë.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet nga autoritetet e Kosovës dhe çdo tendencë tjetër për formimin e tij do të mbetet ilegale dhe pa kurrfarë rëndësie.
Ajo thekson se vetë shteti serb është ai që po e pengon fillimin e punës për themelimin e Asociacionit.
“Kosova ka provuar disa herë që të nis hartimin e statutit për Asociacionin në pajtim me ligjet e Kosovës, Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse këto i parasheh edhe vetë marrëveshja e Brukselit, por sa herë që ne kemi provuar, Serbia vazhdimisht ka bërë disa destruksione për ta penguar këtë proces”, thotë Tahiri.
Ajo thekson se veprimet si ai i vendosjes së një murit dikur të ura e lumit Ibër, tendenca për futjen e një treni pa leje në Kosovë dhe së fundi edhe hyrjet ilegale të zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, janë disa nga veprimet destruktive të Serbisë, po e pengojnë formimin e Asociacionit.
Arrestimi dhe deportimi i Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës, pasi s’e ka përfillur ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe është futur në Mitrovicë.
“Sipas mendimit tim, Serbia nuk e dëshiron këtë asociacion, sepse është vetëdijesuar se asociacionin nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në nivel të qeverisjes në Kosovë. Kur e kanë nënshkruar në atë kohë, ose nuk e kanë lexuar mirë, ose më vonë kur e kanë analizuar është penduar Serbia, sepse paragrafi i parë i marrëveshjes thotë qartë që Asociacioni komunave me shumicë serbe në Kosovës do të bëhet sipas ligjeve të Kosovës dhe e njëjta thotë që verifikimet e ligjshmërisë i bën Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, thekson Tahiri.
Ish- ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thekson se në vazhdimësi të gjitha përpjekjet e Kosovës po hasin në obstruksione, siç thotë ajo, tani Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zëshëm.
“Krejt qëllimi i dialogut është normalizimi i gjendjes në veri të vendit, shuarja e strukturave paralele dhe normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve. Kujtoj këtu, roli këto ditë i takon Bashkimi Evropian që të jetë i zëshëm. Unë e kam mirëpritur faktin që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk kanë qenë në atë mbledhje të serbëve në Mitrovicë e që tregon se u kanë dhenë sinjal se nuk mbështesin iniciativa të jashtëligjshme”, tha Tahiri.
Nga ana tjetër, Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Qendra për përfaqësim të kulturës demokratike”, e cila ka qendrën e saj në veri të Mitrovicës thotë për Radion Evropa e Lirë se janë bërë gati pesë vjet deri më tash që nuk është formuar Bashkësia (e komunave me shumicë serbe) edhe pse, siç thotë ai, sipas marrëveshjes së Brukselit, janë 5 apo 6 pika, të cilat konkretisht kanë të bëjnë me Bashkësinë.
“Serbët presin mjaft nga Bashkësia e komunave serbe, ndoshta edhe më shumë se që duhet, në përgjithësi për punësimin, sigurinë dhe gjithçka që mund të jetë në dobi. Pse, nuk ka ndodhur deri tash? Mendoj që kryesisht nuk ka pasur vullnet politik, para së gjithash dhe ky është një hap i madh, i cili mbase duhet të jetë edhe koncesion për Bashkësinë në Kosovë”.
“Kështu që, me siguri që Qeveria në Prishtinë nuk ka qenë aq e gatshme që ta japë këtë koncesion edhe për shkak të zgjedhjeve, të cilat faktikisht gati se çdo vit i kemi, qoftë parlamentare, qoftë lokale. Kështu që, mendoj se ky është fakti kryesor që deri më tash nuk kemi pasur institucione, gjegjësisht, nuk kemi pasur Bashkësinë e komunave serbe”, thotë Radakoviq.
Ligjëruesi i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Adem Beha, thotë se vonesat e krijimit të Asociacionit kanë ardhur si pasojë e vetë politikës.
Ai, madje, thekson se tendencat e fundit të palës serbe tregojnë se ata kanë për qëllim një formulim të ri të kësaj marrëveshjeje.
“Kjo vjen si rezultat kryesisht i ngjarjeve të fundit si vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi i Gjuriqit e kështu me radhë. Pra, ka një lloj tendence për ta rimenduar e rikonstruktuar tekstin e marrëveshjes fillestare dhe kjo mund të jetë rrezik potencial për interesat strategjike të Kosovës”, konsideron Beha.
Marrëveshja për Asociacionin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte arritur më 25 gusht 2015, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht