LAJMI I FUNDIT:

Asnjë kompani nuk është e autorizuar për punësim në Suedi

Asnjë kompani nuk është e autorizuar për punësim në Suedi

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka reaguar përmes një njoftimi duke bërë të ditur se rregullat në lidhje me punësimin në Suedi nuk kanë ndryshuar dhe se ambasadat suedeze nuk ndihmojnë për të gjetur punë në këtë shtet.

Njëkohësisht njofton se kjo ambasadë dhe shteti suedez nuk e ka autorizuar asnjë kompani për të ndihmuar rreth aplikimeve për leje pune dhe për gjetje të punës në këtë shtet, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka pasur artikuj në mediet lokale që kanë të bëjnë me mundësitë për të gjetur punë në Suedi. Artikujt i referohen një liste të profesioneve që kanë të bëjnë me mungesë të punësuarve e që përditësohet dy herë në vit nga Bordi i Migracionit në Suedi. Ju lusim që të jeni në dijeni se rregullat në lidhje me punësimin në Suedi nuk kanë ndryshuar dhe se ambasadat suedeze nuk ndihmojnë për të gjetur punë në Suedi”, thuhet në këtë njoftim.