LAJMI I FUNDIT:

Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë

Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë

Interi ka arritur fitore të madhe ndaj Romës në derbin italian me rezultat minimal 1-0.

Një nga më meritorët për këtë fitore të zikaltërve ka qenë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani i cili u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.

Asllani dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon në krahun e majtë ku italiani me një asistim perfekt gjeti Marcus Thuramin i cili shënoi për 1-0.


Marcus Thuram, heroi i Interit në derbin ndaj Romës: Nerazzurët rikthehen si lider
Lexo po ashtu Marcus Thuram, heroi i Interit në derbin ndaj Romës: Nerazzurët rikthehen si lider

Mesfushori shqiptar ka marrë urime të shumta nga bashkëlojtarët, por edhe nga trajneri Inzaghi dhe mediat italiane për paraqitjen fantastike ndaj Romës.

Ai pas ndeshjes ka folur për kanalin zyrtar të Interit, teksa ka thënë se skuadra duhet të vazhdoj me këtë ritëm.

“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarkos edhe më pas erdhi goli i Turamit. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu”.

“Si grup jemi gjithmonë bashkë, Calhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori