Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka porositur elektoratin në Suharekë, se kjo parti duhet të marrë drejtimin e komunës, pasi ka kandidatin më të mirë dhe të aftë për të udhëhequr me mandatin e ri katërvjeçar.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbështesin kandidatin e kësaj partie për të parin e Suharekës, Sali Asllanaj, pasi që LDK-ja ka dëshmuar se di të qeverisë pa korrupsion dhe se ka kandidatët më të mirë se kundërshtarët politikë.
“Natyrisht ne si LDK, nuk konsiderojmë dhe vlerësojmë se jemi vetëm ne ata që duhet të marrim pjesë në drejtimin e vendit edhe të Komunës. Por jemi të bindur se ne jemi ata që më së miri qëndrojmë në krye te komunës në krye të komunave në krye të qeverisjes qendrore sepse jemi treguar edhe tregojmë që dimë të qeverisim pa korrupsion. Dimë të qeverisim pa keq bërje dinë të qeverisim mirë. Dimë të ju shërbejmë juve qytetarë të nderuar. Nuk dua të ju marr shumë kohë duke i përshkuar se si janë të tjetër me cilët ne po bëjmë garë për qeverisjen lokale. Ju i njohin mirë. Janë ata që kanë keqpërdorë më së shumti edhe kur e kanë drejtuar këtë Komunë edhe kur kanë drejtuar komuna të tjera edhe kur po e drejtojnë sot vendin . Ne nuk do të ju japim shansin atyre që ata të kthehen në krye të kësaj komune dhe komunave të tjera. Nuk kanë të drejtë ata që kanë mbajt dënime ata të vijnë tani të konku rrojnë për kryetar të komunave. Nuk kanë të drejtë ata që kanë keqpërdor, ata që kanë plaçkit, atyre t’u japim të drejtë që ata të qeverisin me komunë. Me komuna duhet të qeverisin me duar të pastra dhe ne e kemi një shembull të qeverisjes me duar të pastra”, tha Mustafa.
Kandidati për kryetar të Suharekës nga LDK-ja, Sali Asllanaj, ka premtuar zhvillim ekonomik dhe në veçanti do t’i fuqizojë zonat ekonomike në Samadragjë e Shirokë.
“Jemi komunë vërtet shembull. Më lejoni të konstatoj se kemi njerëz shembull. Unë disa i përshëndes në mënyrë të veçantë njerëz të biznesit, të cilët kanë dëshmuar se dinë të punojnë dhe dinë t’i japim një shtytje të fuqishme zhvillimit ekonomik. Kjo është pika kryesore e programit tonë. Zhvillimi ekonomik do ta ketë një qasje shumë të fuqishme, sepse pretendojmë që zemra dhe gjaku i zhvillimit ekonomik janë bizneset, të cilat sot i kemi prezent. Është krenari e jonë zona industriale në Shirokë, është krenari e jona agrozona në Samadragjë. Ato do t’i fuqizojmë edhe më shumë, do të investojmë edhe më shumë do t’i bëjmë më atraktive do t’u mundësojmë bizneseve qasje edhe më të lehtë në ato zona. Dhe krejt kjo në funksion të asaj të krijohen vende të punës për të rinjtë, të cilët janë ardhmja dhe e sotmja e Kosovës”, tha Asllani.
Ai ka premtuar se do t’i vazhdojë investimet në bujqësi, dhe se do të ketë rritje për 50 për qind të buxhetit për këtë sektor.
Lëmi tjetër ka thënë se do të jetë zhvillimi i turizmit malor, rural në pjesët e bjeshkëve të Mushtishtit. Po ashtu ka premtuar investime në infrastrukturën në drejtim të Brezovicës.
Integrimi i të rinjve do të bëhet një pjesë në institucione dhe pjesën tjetër në sektorin privat, duke iu ndihmuar përmes fondeve dhe duke u mundësuar një praktikë me pagesë.
Po ashtu ka premtuar se do të ndërtojë në të gjitha vendbanime fusha sportive dhe se ka filluar punimet për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyqi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania