Nottingham Forest ka përfunduar transferimin huazues të Renan Lodit, i cili është nënshkrimi i tyre i tetëmbëdhjetë i verës.

Lojtari 24-vjeçar përfundoi kalimin e tij në Forest të hënën pasi iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor të suksesshëm në klub dje.


Atletico Madrid lejoi që mbrojtësi i majtë të largohej pasi po e transferon asin e Tottenhamit, Sergio Reguilon si zëvendësues të tij.

Dhe huazimi i Lodit do t'i kushtojë Forestit pesë milionë euro një opsion prej 25 milionë për të blerë, që është përfshirë në transferimin nga Atletico.

Duke folur për këtë lëvizje, Lodi tha: “Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu, Forest është një ekip i jashtëzakonshëm në futbollin anglez dhe një klub shumë i madh”.

“Jam shumë i emocionuar për mundësinë dhe mezi pres të filloj stërvitjet, të takoj shokët e mi të skuadrës dhe të bëj një seri ndeshjesh. Ndihem shumë i lumtur sot”.

Lodi mbërrin në Forest pas blerjes së shtatëmbëdhjetë yjeve të tjerë këtë verë.

Transferime të tjera janë si Morgan Gibbs-White, Emmanuel Dennis, Taiwo Awoniyi, Neco Williams, Orel Mangala, Remo Freuler, Moussa Niakhaté, Omar Richards, Lewis O'Brien, Giulian Biancone, Harry Toffolo, Hwang Ui-jo, Cheikhou Kouyaté, Jesse Lingard, Wayne Hennessey, Dean Henderson. /Telegrafi/

telegrafi sport app