Werder Bremen nën regjinë e Milot Rashicës është duke shënuar fitore me rezultat 6-1.

Rashica fillimisht shënoi një gol në minutën e 27-të për 2-0, por ishte meritor edhe tek goli i katërt, i pesti dhe i gjashtë i Werderit.


Fillimisht  goli i katërt erdhi pas goditjes së tij, nga topi i kthyer shënoi Davy Klaassen (4-0).

EbhhpaeXkAA TDw

Ai e nisi edhe aksionin e goli të pestë që u shënua nga Osaka, pasi dërgoi një top të bukur te Gebre Selassie.

Duhet të ceket që ylli ynë gaboi te goli i vetëm i Koln, pasi Rashica ktheu një top prapa që u kthye për asistim për sulmuesin e Koln, Dominick Drexler, që shënoi për 5-1.

Tek goli i gjashtë Rashica ishte brilant.

Në duel me dy mbrojtës, ai rrëzohet, por ashtu në tok pason një top të bukur për Joshua Sargent që shënoi për 6-1. /Telegrafi/