LAJMI I FUNDIT:

ASHNA: Asnjë aeroplan nuk ka fluturuar për në Holandë nga Aeroporti i Prishtinës

ASHNA: Asnjë aeroplan nuk ka fluturuar për në Holandë nga Aeroporti i Prishtinës

Agjencia Shtetërore e Navigacionit Ajror përmes një njoftimi për media, ka mohuar që nga Aeroporti i Prishtinës kanë fluturuar tre aeroplanë për në Holandë.

“Në lidhje me lajmin e botuar sot në media se nga Aeroporti i Prishtinës kanë fluturuar për në Holandë tre aeroplanë, njoftojmë opinionin se ky lajm nuk është i vërtetë. Departamenti për Informata Aeronautike në ASHNA konfirmon se asnjë aeroplan komercial apo ushtarak nuk ka fluturuar për në Holandë gjatë vitit 2019”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej theksohet se më datë 10 Janar 2019 në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar tre fluturime ushtarake, nga tre shtete të ndryshme të NATO-së, mirëpo që të tre kanë pasur destinime të ndryshme dhe asnjëri nga ta për në Holandë.


“Për informimin e opinionit publik në Kosovë, të gjitha operimet ajrore civile si dhe ato ushtarake, menaxhohen nga ofruesi i vetëm i shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës – ASHNA”, thuhet më tej në njoftimin për media. /Telegrafi/