LAJMI I FUNDIT:

AShMAA do të funksionojë sipas modelit francez

AShMAA do të funksionojë sipas modelit francez

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale do të mbikëqyr zgjedhjet sipas një metodologjie të re për mbikëqyrjen e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë procesit zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Është përzgjedhur modeli francez si model më i përshtatshëm për realitetin dhe nevojat vendore, i cili parasheh hapësirë të barabartë mediatike për pushtetin dhe opozitën në programet informative. Ky propozim pritet të kalojë në seancën e radhës të Këshillit të Agjencisë.

“Ndryshimi më i theksuar është inkorporomi dhe përshtatja e modelit francez me metodologjinë tonë. Do të ketë mundësi që në pjesën e lajmeve t’i ofrohet opozitës në raport me pozitën 50% për t’u paraqitur. Meqë është bërë enkas për këto zgjedhje dhe pak a shumë dallon nga metodologjitë e kaluara, sigurisht se do të ketë efekt”, ka deklaruar për mediat anëtari i Këshillit, Selver Ajdini.


Përveç Agjencisë, mediat do të mbikëqyren edhe nga Komisioni “ad hoc”, i cili është në themelim e sipër. Por, edhe ky Komision do të shfrytëzojë të gjithë infrastrukturën dhe kapacitetet e Agjencisë.

“Të katër anëtarët kanë pasur takim me drejtorin e Agjencisë. Ata i ka emëruar. Pritet që këtyre ditëve të emërohet edhe anëtari i pestë, i cili domosdoshmërish duhet të jetë shqiptar. Detyra kryesore e këtij Komisioni të përkohshëm është që të monitorojë mediat në aspektin se sa do të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe a do të respektojnë informimin e balancuar, d.m.th. saktësisht për këto dy gjëra janë të përzgjedhur”, ka thënë Ajdini.

Portalet, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve do të jenë jashtë këtij kontrolli. Agjencia nuk mund ti kontrollojë ata për shkak se kjo çështje nuk është rregulluar me ligj, mungon një regjistër për portalet të cilët dhe ashtu janë në numër të madh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori