LAJMI I FUNDIT:

Ashensorët e Pallatit të Drejtësisë jashtë funksionit

Ashensorët e Pallatit të Drejtësisë jashtë funksionit

Ashensorët nuk janë duke funksionuar në tërë kompleksin e Pallatit të Drejtësisë, duke përfshirë këtu Gjykatën Themelore të Prishtinës, Gjykatën e Apelit si dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Që nga e premtja e javës së kaluar, ata që duan të vizitojnë Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë dhe synojnë katet e larta të këtij pallati, këtë duhet ta bëjnë në këmbë sepse ashensorët janë jashtë funksionit.

Ashensorët nuk janë duke funksionuar në tërë kompleksin e Pallatit të Drejtësisë, duke përfshirë këtu Gjykatën Themelore të Prishtinës, Gjykatën e Apelit si dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës.


KALLXO.com ka vërtetuar mos-funksionimin e ashensorëve përmes pamjeve të kamerave.

Xhirimet tregojnë ashensorët e mbyllur ndërsa punëtorët dhe vizitorët shfrytëzojnë shkallët për t’u ngjitur në katet e larta.

Gjithashtu përpos ashensorëve, jashtë funksionit janë edhe shkallët lëvizëse që janë të vendosura në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Por mbi të gjitha, mos-funksionimi i ashensorëve mund të krijojë vështirësi në sjelljen e të dyshuarve në pallat pasi që kjo bëhet përmes ashensorëve të veçantë.

Lidhur me mos-funksionimin e ashensorëve është kontaktuar edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimin, i cili nuk deshi të komentojë lidhur me këtë.

“Nuk kam koment, qe një vit e kam paralajmërua këtë që është duke ndodhur”, tha shkurt Ibrahimi.

KALLXO.com për mosfunksionimin e ashensorëve të pallatit të drejtësisë përmes e-mailit kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Administratës Publike por nuk ka marrë përgjigje.

Pallati i Drejtësisë, disa herë është ballafaquar me probleme të ashensorëve, e në disa raste ka pasur edhe ngujim të stafit që punon në pallat në ashensorë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori