LAJMI I FUNDIT:

ASH, Sela: Falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

ASH, Sela: Falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se, falja e personave që morën pjesë në organizimin e 27 prillit është mbështetje për terrorizëm dhe shtoi se, pushteti po inkurajon elemente antishqiptare.

ASH-Sela thotë se, çdo tendencë e faljes së organizatorëve dhe kryerësve të kësaj ngjarje makabre vetëm se do u jap shtysë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Pushteti aktual inkurajoi elementet antishqiptare, falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin.


Pushteti monoetnik dhe jolegjitim e konfirmoi për të disatën herë se retorika për drejtësi dhe luftë kundër krimit, në të vërtetë është betejë për të amnistuar veprat më të rënda të krimit dhe fushatë antishqiptare.

Me ardhjen e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe vasalëve të Vlen, u inkurajuan të gjitha elementet antishqiptare në shtet, në gjyqësor dhe prokurori. Vendimi i sotëm për të shpëtuar organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017, të cilët me dhunë deshtën të ndalojnë çkapjen e shtetit, tregon më së miri se çfarë orientimi ka ky pushtet. Falja e pjesëmarësve të kësaj ngjarje filloi me lirimin e të burgosurve nga drejtori i burgjeve, procese të tjera të ngjashme, ndërsa tani po vijon edhe me faljen e organizatorëve. Këto vendime janë vetëm inkurajim për ata që cënuan rendin kushtetues të shtetit, ushqen nacionalizmin dhe legalizon terrorizmin si formë të veprimit.

Pyesim vasalët e Vlen se kur do e filloni edhe rigjykimin e kriminelëve tjerë të dënuar për terrorizëm të rendit kushtetues, sepse kjo është fshehtësi publike.

Çdo tendencë e faljes së organizatorëve dhe kryerësve të kësaj ngjarje makabre vetëm se do u jap shtysë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë”, thotë ASH-Sela

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori