LAJMI I FUNDIT:

ASH-krahu i Selës: Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin

ASH-krahu i Selës: Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash nuk mund të cilësohen ndryshe përveç se, tradhti sistematike.

ASH-krahu i Selës tha se, çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov dhe shtoi se, dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor.

Ash-krahu i Selës pyeti Taravarin, që siç thonë, u rekruta si vazal e shërbetor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski të gjeti gati të rekrutuar, ndërsa, anëtarët e ASH-së që u rreshtuan krah Taravarit i pyeti se, “A ndiheni krenar me aktet politike të këtij të shituri”.


“Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin.

Ska se si ta cilësojmë ndryshe vetëm se tradhti sistematike veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash. Tradhtia në Bogovinë në zgjedhjet lokale në vitin 2021, rrëzimi përtokë i ASH-së me ca të llojit të tij në Tetovë në vitin 2022, ikja me pasojë ndarjen e Aleancës për Shqiptarët, sipas skenarit të paralajmëruar të Hristijan Mickovskit dhe OBRM-PDUKM-së!

Lind pyetja a vetëm tani apo çdo herë ky shumëftyrësh i ka shërbyer OBRM-PDUKM-së?! Çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov. Me të drejtë po lind pyetja, u bëre tradhtar gjatë rrugëtimit në ASH apo erdhe si një i tillë, i infiltruar në ASH që në fillim? U rekrutove si vazal e shërbëtor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski të gjeti gati të rekrutuar?! Dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor, mos ndoshta ti Arben ua jep edhe vërtetimet mjekësore?! Në qoftë se jo, je në krye të ministrisë për shëndetësi dhe po të pyesim a ke ngrit ndonjë komision për të vërtetuat a janë apo s’janë për trajtim mjekësor?”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori