LAJMI I FUNDIT:

ASH kërkon që të zbatohet vetëm një tarifë për faturim

ASH kërkon që të zbatohet vetëm një tarifë për faturim

Aleanca për Shqiptar ka kundërshtuar edhe sot bllok tarifat e propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri ka dalë me propozime për kategorinë konsumuese 0.4 shkalla e dytë që përfshin kategorinë industriale për biznesin e vogël, kategorinë konsumuese ndriçimi publik dhe kategoritë konsumuese në tensionin e mesëm.

“ASH në këtë pikë me qëllim që të ruhen ekuilibrat dhe që nga kjo masë të përfitojnë të gjithë konsumatorët e lidhur në këtë kategori konsumuese, 0,4 shkalla e dytë , propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim, por pasi konjukturat financiare dhe përllogaritjet e publikuara e të prezantuara lejojnë hapësirë për korrigjime të çmimit, propozon që çmimi për një kwh për këtë kategori nga ai aktual 11,42 denarë të ulet në 9,35 denarë”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASh-së.

Me këtë propozim, ju si KRRE dhe grupi i ekspertëve të përzgjedhur nga ana juaj, shton Aziri, a po e paralajmëroni dhe po e lejoni edhe një shfrytëzim të mundshëm të hapësirave ligjore nga ana e kompanive të mëdha që do të kalojnë një pjesë të biznesit të tyre për furnizim me energji elektrike nga furnizuesi në treg të lirë në furnizuesin universal?./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori