Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka asgjësuar 1 mijë e 447 municione eksplozive të cilat ishin gjetur ditë më parë nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Në njoftim bëhet e ditur se operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.


“Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës, EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive të cilat ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj”.

“Kompania e Deminimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar do të vazhdoj deri në asgjësimin e gjitha municioneve eksplozive  që rrezikojnë jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së. /Telegrafi/

282238403 321630570146524 1897664638736501107 n

280993571 321630593479855 1352990467235665991 n

280611435 321630620146519 2593950990519199899 n