Poezi nga: Wisława Szymborska

Asgjë s’është dhuratë, çdo gjë është borxh.
Jam mbytur me borxhe deri në fyt,
do jem e detyruar të paguaj për veten
me vetveten,
të kthej jetën në këmbim të jetës.


Kështu është vendosur:
zemra duhet kthyer,
mushkëria duhet kthyer
dhe secili nga gishtat.

Është tepër vonë që të rrokim kontratën.
Aq sa detyrohem
do më hiqet me gjithë lëkurë.

Po rend nëpër botë,
mes një turme tjetër borxhlie.
Mbi dikë rëndon detyrimi,
që të paguajë krahët,
të tjerëve do u duhet,
me zor o me dashuri,
të përgjigjen për secilën gjethe.

Në kolonën “Dhënie”,
çdo copë që është në ne.
Asnjë qerpik, asnjë syth,
që ta ruajmë përgjithmonë.

Lista është e saktë
dhe me sa duket,
do na duhet të rrimë me asgjë.

Nuk arrij të kujtoj,
ku, kur dhe pse,
kam lejuar që të hapnin,
këtë llogari në emrin tim
dhe me sa duket,
do na duhet të rrimë me asgjë.

Protestën kundër kësaj
ne e quajmë shpirt.
Ky është i vetmi zë
që mungon në listë.