Pavarësisht që u paralajmërua për në Tetor, hapja e objektit të ri shkollor në Vizbeg akoma nuk dihet se kur do të bëhet. Kontrolli teknik i kryer në fund të muajit shtator rezulton me disa mangësi. Siç tha kreu i Butelit, Darko Kostovski objekti shkollor ende nuk është lidhur në rrjetin përkatës elektrik dhe atë të ujësjellësit.,shkruan Alsat.
Kostovski shtoi se këto lidhje janë të patjetërsueshme për të testuar funksionimin e ashensorit, sistemit të ngrohjes, kondicionerët, ndriçimin e tërësishëm dhe pajisjet që kanë të bëjnë me ujësjellësin. Për shkak të këtyre lëshimeve, Kostovski tha se nuk ka dhënë dritë jeshile për lëshimin në përdorim të objektit.
“Para se të numëroj disa argumente , do të doja publikisht t’i pyes ministri, kryeministrin dhe gjithë qeverinë nëse na nevojitet rast i ri si i spitalit modular në Tetovë? Tani parashihet që shkolla të fillojë me punë me atë energji elektrike që ka shërbyer për aktivitete ndërtimore sepse MASH ka bërë lëshim të madh dhe nuk ka paraparë në projekt trafo të posaçme elektrike për energji elektrike që është përkatëse sipas procedurave dhe rregulloret për atë shkollë. Dhe tani improvizohet në një vend ku do të duhet të mësojnë fëmijë. Unë diçka të tillë nuk do të lejoj me asnjë çmim, sigurisht se do ti mbroj më të rinjtë në territorin e komunës Butel”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ditë më parë tha se janë kryer të gjitha përgatitjet për lëshimin në përdorim të shkollës së re në Vizbeg. Ai apeloi komunën e Butelit të përshpejtoj procedurat për emërimin e drejtorit dhe përzgjedhjen e stafit.
“Unë jam dakord që furnizimi me rrymë është i mjaftueshëm për ato pesë klasë, nuk bëhet lëshimi i gjithë objektit se shkolla ka edhe ashensor. Duhet mirëkuptim nga ana e komunës për të mos bërë poena politik në emërimin e caktimit të drejtorit të kësaj shkolle. Të caktoj Këshillin e prindërve, të emëroj dhe të filloj drejtori të bëj kërkesat për mësimdhënësit dhe për stafin. Nuk do të jetë shumë e stërgjatur, secilën ditë, në secilën paraqitje timen publike do të bëj thirrje që sa më shpejt të realizoj obligimin që e ka me Ligjin për vetëqeverisje lokale”, thotë Jeton Shaqir, Ministër i Arsimit.
Sipas Shaqirit, fillimisht mësimin në objektin e ri shkollor në Vizbeg do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë, ndërkohë për nxënësit deri në klasë të nëntë u mbetet prindërve të vendosin. Pas shumë vitesh kërkesë, objekti i shkollës fillore në Vizbeg nisi të ndërtohet në janar të vitit 2022, me afat ndërtimi prej 18 muajsh. Sipas projektit, në këtë shkollë pritet të mësojnë 500 nxënës në 17 paralele. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës