Asfaltohen tri rrugë në veri të Mitrovicës

Janë asfaltuar tri rrugë në veri të Mitrovicës, “Drvarska”, “Çika Jovina” dhe “Sutjeska”.
Kryetari i Komunës së Mitrovicès Veriore, Erden Atiq, është shprehur se asfaltimi i këtyre rrugëve po i ndryshon pamjet e qytetit, shkruan Telegrafi.
“Asfalti i ri, trotuaret moderne dhe drita që nuk fiket – Drvarska, Çika Jovina dhe Sutjeska po ndryshojnë pamje!”, ka thënë Atiq.
Atiq është shprehur se ky projekt është “një premtim për lëvizje më të sigurt, hapësira më të ndritshme dhe një qytet që ecën me kohën”.
“Aty ku dje kishte gropa, nesër do të ketë rrugë që ftojnë për ecje”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































