Një video virale ka pushtuar rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente plot humor.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet një pjesë e asfaltit "që papritur ngritet", duke krijuar një pengesë të madhe pikërisht para një salloni makinash në Missouri .


"Klasike… pikërisht para autosallonit", dhe "Po vdes duke qeshur" janë vetëm disa nga komentet që pasuan.

Shumë ndjekës kanë theksuar ironinë e vendndodhjes, ndërsa të tjerë janë habitur nga momenti i kapur në mënyrë aq dramatike me video të ngadalësuar.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

https://youtube.com/shorts/AiXySF2bvOA?si=3HYf7b0r7ZJ2KvGr