LAJMI I FUNDIT:

Asetet pensionale arritën në 1.54 miliard euro

Asetet pensionale arritën në 1.54 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në qershor tw vitit 2017, sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 për qind.

“Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 për qind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016.


“Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive. /Telegrafi/