Asamoah, i cili ishte pivotal për Bianconerët në shumë ndeshje duke treguar formën e lartë (përpos ndeshjes ndaj Interit ku ishte inferior ndaj Javier Zanettit), thotë se dëshiron që të fitojë gjithsesi edhe titullin e tretë radhazi.

“Unë jam i bindur se ne jemi bërë më të fortë. Titulli i tretë radhazi, kjo është ajo që duam. Unë dua që të qëndroj te Juve dhe të luaj edhe sezonin e ardhshëm”, ka theksuar Asamoah për Tuttosport.


Asamoah luajti në 27 ndeshje sezonin e kaluar duke shënuar dy gola dhe duke realizuar tetë asistime. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app