Gjersa e quajti “Fasadë” përjashtimin e asamblistit Mujecit, Geci ka deklaruar se përjashtimi i tij nga LVV-ja u bë si shkak i presionit publik ndaj subjektit politik të tij. Ai shprehet i bindur se Mujeci do jetë përsëri pjesë e Kuvendit Komunal.
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Granit Geci ka deklaruar se është i bindur se asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci do të jetë sërish pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës ngase për të, ky rast nuk do të ishte i pari i kësaj natyre.
I ftuar në RTV Dukagjini, Geci ka përmendur edhe një rast të ngjashëm me atë të asamblistit Mujeci e që kishte përfunduar me ripjesëmarrjen në Kuvendin komunal.
“Jam i bindur që do ta kemi sepse pothuajse të njëjtin rast e kemi pasur edhe me një asamblist tjetër të LVV-së, Berat Lahu i cili po ashtu rëndohej nga akuza të rënda siç ishte keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit dhe për një moment e kemi parë se iu bashkua sërish Kuvendit Komunal, jemi mësu tashmë me këto”, ka deklaruar Geci.
Gjersa e quajti “Fasadë” përjashtimin e Mujecit, Geci ka deklaruar se përjashtimi i tij nga LVV-ja u bë si shkak i presionit publik ndaj subjektit politik të tij.
“Në momentin që morrëm vesh, ne kemi kërkuar përgjegjësi nga zoti Mujeci por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, kemi kërkuar dorëheqjen e menjëhershme dhe të revokueshme të asamblistit dhe një distancim serioz të VV-së nga asamblisti. Nga mendiat jemi informuar që ka ndodhur një përjashtim ‘fasadë’ sepse reagimi i LVV-së ishte si pasojë e presionit qytetar…ne prapë se prapë s’kemi si ta largojmë nga përgjegjësia LVV duke ditur se i njëjti është një nga figurat kryesore të saj, si organizative edhe atë të vendimmarrjes’, ka deklaruar ai.
Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.
Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.
“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.
Gjatë ditës, nga LVV kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania