Asambleja e re e PS-së: Më të votuarit Nikolli dhe Beqaj

Mes tyre bien në sy emrat e vjetër që u mënjanuan për një periudhë, si: Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Mezan Malaj, Luan Hjadaraga, Natasha Paço, Bashkim Zeneli, Ndre Legisi dhe Ilir Zela i cili është rivotuar në këtë forum, edhe pse është një nga zërat më kritikë ndaj Ramës.
Ndër më të rinjtë, raporton Balkanweb, bien në sy ish-kryeprokurori Theodhori Sallaku, pedagogia e gazetarisë dhe anëtarja e bordit të monitorimit të medias, Iris Luarasi, Arbian Mazniku, ish-drejtues i Mjaftit së bashku me Erion Veliajn, diplomati Dritan Hila etj.
Ndër më të votuarit, sipas burimeve nga PS, kanë rezultuar nga femrat kryetarja e njësisë minibashkiake nr.1, Lindita Nikolla, kryetarja e bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, e më pas edhe pedagogia Iris Luarasi.
Ndërsa, nga burrat më të votuarit kanë rezultuar Ilir Beqaj, kreu i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi dhe ai i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Por, në dhjetëshen e parë bien në sy edhe rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj, apo ish-ministri Agron Duka. /Telegrafi/




















































