Artin Gashi nuk vazhdon me Yllin

Ish-kapiteni dhe një nga basketbollistët më të mirë të qytetit, Artin Gashi nuk do të vazhdon të vesh fanelën e Yllit ngaqë siç thotë ai, është injoruar nga udhëheqësit e klubit dhe i është ofruar pagesë më e vogël se vitin e shkuar.
“Unë, Artin Gashi nuk do të jem pjesë e KB "Golden Eagle Ylli" për sezonin 2015-2016. Shkak i këtij vendimi janë dy arsye:
1. Injorimi total i udhëheqësve aktual të klubit “GE Ylli” karshi meje,duke mos më ftuar në përgatitje të ekipit dhe
2. Pas vet-ftesës sime për marrëveshje duke më injoruar në pagesë dhe duke më ofruar pagë më të ultë se sezonin e shkuar”
“Ndihem i zhgënjyer dhe i poshtruar pasi në kohën kur klubi ka qenë në ligë të parë kam luajtur pa të holla dhe pa asnjë shpërblim. Ndihem i zhgënjyer edhe nga "PERSONAT PËRGJEGJËS", të cilët favorizojnë lojtarë të komunave tjera përballë suharekasve ,të cilët u angazhuan me mish e me shpirt për të mbajtur të gjallë këtë klub, cilësitë e tyre veç se i dini të gjithë”
“Për 3 muaj verë jam përgatitur maksimalisht për këtë sezon dhe kam refuzuar dy oferta të tjera nga ekipet e Supërligës,për t’i qëndruar besnik klubit tim, aty ku ndihem mirë dhe nuk do kisha kursyer asgjë për sukses, por ky është realiteti i hidhur. Përsëri i dëshiroj suksese klubit të qytetit tim edhe përformancë impresionuese tifozëve, Xhebrailave”
“Me respekt ish-kapiteni dhe sportisti i vitit në Komunen e Suharekës, Artin Gashi”.



















































