Intervistoi: Aroma Aliti
Artini është një 17 vjeçar nga qyteti i Tetovës i cili merret me shkencë. Për Artinin shkenca është e veçantë andaj që në moshë shumë të vogël ai ka filluar të hulumtoj rreth shkencës e veçanërisht rreth rrymës elektrike duke arritur madje të ndërtojë dy makineri të ndryshme me sukses.
I intervistuar nga Telegrafi Artini tregon rreth makinerive që ka ndërtuar deri tash si dhe planeve të tij në të ardhmen. Ndërkaq, sa i përket kushteve në vendin tonë, ai mendon se ka mungesë të kushteve për zhvillimin e karrierës në këtë lëmi.
Kush është Artini dhe me çfarë merret?
Unë jam Artin Dauti, jam nga fshati Xhepçisht i Tetovës, jam 17 vjeçar dhe mësoj në shkollën e mesme “Gjimnazi 7Marsi” në Tetovë. Përndryshe punoj te punëtoria e babait, kurse në kohën e lirë merrem me projekte të ndryshme shkencore veçanërisht nga elektroteknika. Gjithashtu më pëlqen të mbledh pajisje elektronike të vjetra t’i rregulloj ose pjesët e tyre ti kombinojë për të bërë ndonjë projekt të ri inovativ.
Duke filluar nga mosha 6-7 vjeç ai është marrë vazhdimisht me projekte shkencore deri në një moment kur ai ka arritur të ndërtojë dhe makineri të ndryshme edhe atë kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Tani ai vazhdon të merret me pasionin e tij, shkencën.
Në një moshë të re ke ndërtuar makineri të ndryshme me pjesë të vjetra, si e ke arritur këtë dhe a mendon të bësh diçka të re?
Fillimisht unë prej fëmijërisë merrem me këto gjëra në kohën e lirë. Në moshën 6-7 vjeç merresha me projekte të thjeshta si qarqe elektrike me bateri, turbina nga letra me elektromotorë. Më pas fillova të hulumtoja për rrymën elektrike dhe kështu fillova të hulumtoj më thellë në këtë lëmi sepse ishte e veçantë për mua. Më pas në moshën 13 vjeçare kam ndërtuar projektin më të madh një makinë për lakimin e hekurit e ashtuquajtura “Trekëndëshin për lakimin e hekurit” te ky projekt nuk kam shpenzuar shumë para sepse disa pjesë elementare i kisha dhe të tjerat i kam blerë ose kombinuar të vjetra. Më vonë nga pasioni që më la ajo makinë unë fillova që ta ndërtoj një CNC makinë manuale dhe pasi ajo doli e suksesshme unë fillova që ta ndërtoj një më të madhe kompjuterike.
Vendi ynë ka mungesë të kushteve të duhura për të zhvilluar karrierën, rrëfen Artini. Kjo është një lëmi që kërkon shumë kushte dhe pajisje.
A mendon se në Maqedoninë e Veriut do të kesh përkrahjen e duhur për të zhvilluar karrierën tënde?
Ndoshta vendi ynë nuk ka kushte të duhura për të zhvilluar karrierën time sepse kjo lëmi e elektroteknikës ose elekto-inxhinierisë kërkon shumë kushte dhe pajisje që duhet ti ketë në dispozicion një institucion i kësaj lëmie dhe gjitha eksperimentet të zhvillohen në laborator. Por shpresojmë që në ta ardhmen edhe vendi ynë të inkuadrohet në këtë lëmi me Universitete të veçanta sepse kohëve të fundit teknologjia dhe rryma elektrike janë bërë të rëndësishme për njerëzimin, pra kur të kemi defekte te këto pajisje ta kemi kuadrin vendas për servisimin e tyre.
A ke në plan të zhvillosh aftësitë e tua diku jashtë shtetit në të ardhmen?
Ndoshta në të ardhmen mund të shpërngulem jashtë shtetit për studime sepse në vendet e zhvilluara kjo lëmi është shumë dominonte sepse duke nisur nga kompanitë më të thjeshta e deri tek ato industriale gjithë makineritë ose vinçat gjigant të modernizuar funksionojnë me rrymë elektrike dhe ato herë pas here kanë nevojë për servisim të veçantë ndoshta studimet jashtë vendit do na jepnin mundësi që ti shohim dhe servisojmë këto makineri gjigante të kohëve moderne!
Artini mendon se nevojiten laboratorë të ndryshëm shkencorë nëpër institucionet arsimore për të ndihmuar dhe motivuar të rinjtë rreth zhvillimit të karrierës në këtë drejtim. Gjithashtu ai u drejtohet të rinjve që të punojnë në aftësitë dhe talentin që kanë për të gjetur vendin e duhur.
Cila është këshilla jote motivuese për të rinjtë?
Këshilla ime motivuese për të rinjtë do ishte që secili njeri të punoj në aftësitë ose talentin që ka pa marrë parasysh lëmin (art, shkencë, sport) sepse ai në të ardhmen do gjej vendin e duhur por kjo kërkon kohë dhe punë! Ndërsa gjithashtu mendoj se edhe shkollat fillore dhe të mesme të pajisen me laborator shkencor nga fizika, kimia, biologjia që për nxënësit të jenë shkencat më të kapshme dhe ti motivojnë për studime në këto lëmi sepse çdo shtet ka nevojë për kuadro të lëndëve deficitare ose shkencore që në të ardhmen të kemi shkolla të veçanta në vendin tonë dhe të bëhemi shembull për gjeneratat që do vijnë pas!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame