Dora Maar ishte një nga fotografet kryesore surrealiste. Fotomontazhi i saj “29 rue d’Astorg”, në të cilën një figurë e frikshme ulet në një galeri të deformuar, dhe “Portrait d’Ubu” – një portretizim si armadillo i personazhit kryesor të dramës së Alfred Jarryt, “Ubu Roi” – ishin ikona të kësaj lëvizjeje. Megjithatë, njihet kryesisht si “Gruaja vajtuese” e Picassos, ku lotët e saj – të përshkruar në piktura të shumta – shfaqin një grua të thyer nga marrëdhënia abuzive që kontribuoi në shkatërrimin dhe tërheqjen nga jeta publike. Pjesë të shkrimit të kritikes Cath Pound, Telegrafi ua sjell më poshtë.
Përherë ishte grua enigmatike, që la shumë pak dëshmi të shkruara për jetën dhe punën e saj. “Të gjitha portretet e mia (të Picassos) janë gënjeshtra. Ato janë të Picassos. Askush nuk është Dora Maar”, i ka thënë ajo shkrimtarit amerikan, James Lord. Në të vërtetë, Maar vazhdoi të krijonte gjatë tërë jetës së saj, duke lënë vepra të ndryshme, shumica e të cilave u zbuluan tek pas vdekjes së saj.
Retrospektiva e parë e punës së saj është hapur në Qendrën “Pompidou” në Paris, e do të udhëtojë në “Tate Modern” të Londrës dhe në Muzeun “J Paul Getty”. Kuratorët shpresojnë që të rivendosin reputacionin e saj si fotografe dhe të zbulojnë veprat e saj të panjohura në kanavacë.
E lindur si Henriette Théodora Markovitch në Paris, Maar e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe të adoleshencës në Argjentinë, për shkak të punës së babait të saj si arkitekt. Kur kthehet në Paris për të studiuar artin, krijoi miqësi me Jacqueline Lamban – e cila do të bëhej gruaja e Andre Bretonit – dhe Henri Cartier-Bressonin. Të tre studiuan nën piktorin kubist Andre Lhote, por kur u bë e qartë se metodat e mësimdhënies së tij nuk i përshtateshin, Cartier-Bresson ishte njëri nga disa të tjerë që e këshilloi që të fokusohet në fotografi.
E talentuar dhe shumë e disiplinuar, Maar shpejt i kapi marifetet teknike të këtij mediumi. Në një autoportret të mrekullueshëm të vitit 1930, e shfaqi veten të reflektuar në një pasqyrë, ku ovali i fytyrës jehon nga një flladitëse elektrike. Atëherë e shkurton emrin në Dora Maar dhe e fillon karrierën si fotografe profesioniste. “Ajo ishte pjesë e diçkaje vërtet të re në reklamim dhe në fotografinë e modës”, thotë kuratori Damarice Amao. Fakti se këto zhanre atë kohë prisnin të definoheshin, nënkuptonte se ajo ishte e lirë të mos e kufizonte imagjinatën.
Në të njëjtën kohë e shprehte ideologjinë e saj të majtë me anë të fotografisë së rrugëve të Parisit, Barcelonës e Londrës. Në një vepër të patitulluar nga viti 1933, një fëmijë, fytyra e të cilit ishte zhveshur nga lezeti rinor, përkulet ngadalë kundrejt një muri të hekurt, si një reflektim i fuqishëm për varfërinë që u përhap në të gjithë Evropën, pas krizës financiare të vitit 1929. Ajo e zbuloi edhe atë që Bretoni i referohej si “hutesa e çuditshme” e të njohurës.
“Fotografitë e rrugës dhe ato komerciale ia ofruan hapësirat ku do të eksperimentonte dhe do të fillonte të mendojë rreth surrealizmit”, thotë kuratorja Amanda Maddox. “Ajo vlerësonte se këto punë ndërlidhen dhe unë mendoj se kjo e veçon atë nga shumë fotografë të tjerë”.
Maar u tërhoq nga surrealistët, sa për politikën e tyre majtiste, aq edhe për ideologjinë artistike. Ajo iu bashkua takimeve politike në “Café de la Blanche” dhe e shtoi nënshkrimin e saj në manifestimet si “Contre-Attaque” (kundërsulmi) që Breton e kishte nisur për të protestuar ngritjen e fashizmit.
Në jetën e saj përfshihen Man Ray dhe Brassaï, të cilët do ta kenë model atë – Man Ray si një bukuri e ngurtë diellore dhe Brassaï në mënyrë më soditëse. Poeti Paul Eluard ishte gjithashtu mik i ngushtë i saj dhe ajo e kapi thelbin delikat të gruas së tij Nusch, në disa nga portretet më të mira. Ishte Eluardi ai që e prezantoi me Picasson në janar të vitit 1936, kur ajo punonte si fotografe e filmit të Jean Renoirit, “Le Crime de Monsieur Lange”. Pas kësaj, u bënë dashnorë.
Në atë kohë Picasso ishte në një situatë të vështirë personale dhe profesionale. Martesa e tij me Olga Khokhlovan ishte thyer pasi e la shtatzënë dashnoren Marie-Therese Walter, ndërsa i mungonte frymëzimi artistik. “Kur u takua me Dora Maarin, ishte fillimi i Picassos të ri”, thotë Amao. Në të vërtetë, pa të ai nuk ka gjasa të ketë krijuar atë që sot konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të artit të shekullit XX…. sigurisht jo në formën që e njohim. Pas shpërthimit të luftës civile në Spanjë në vitin 1936, ajo dhe Eluardi e bindën artistin e mëparshëm apolitik që ketë qëndrim antifashist. Kur vitin e ardhshëm forcat gjermane dhe italiane e shkatërruan një qytet rebel me kërkesën e Francos, diskutimet intensive me Maarin nxitën jo vetëm krijimin, por edhe formatin e fotografik bardhezi të veprës “Guernica”.
Fakti që Maar u ftua për të dokumentuar fazat e ndryshme të krijimit të “Guernicas”, është dëshmi e marrëdhënieve të ngushta artistike. Por, kjo nuk e pengoi Picasson të ishte mizor ndaj dashnores së tij. Në atë që ai e përshkroi si një nga “kujtimet e tij të zgjedhura”, kishte Maarin dhe Walterin nga e cila nuk u nda kurrë, dhe që të dyja ato luftonin për dashurinë e tij.
Përkundër natyrës së tensionuar në marrëdhënien e Maarit me Picasson, Maddox beson se përmes kësaj ajo “u ripërtëri si piktore”. Kanavacat e hershme e tregojnë ndikimin e tij, por trauma e viteve të luftës e dëshmoi talentin tjetër të Maarit. Ajo duhej të luftonte me kthimin e babait të saj në Argjentinë, vdekjen e papritur të nënës më 1942 dhe mërgimin e miqve të ngushtë, si Jacqueline Lamba. Ajo e kanalizoi ankthin në një seri melankolike të brigjeve të Senës dhe natyrës së vdekur me tone gri dhe kafe që i bënin jehonë natyrës së zymtë e të çrregullt të jetës nën okupim.
Ekspozitat i dhanë shumë çmime. Megjithatë, presionet e kombinuara të viteve të luftës dhe shpërbërjes graduale të marrëdhënieve me Picasson, sollën përmbytjen e saj shpirtërore dhe artistike. Ajo gradualisht u tërhoq nga bota, duke kërkuar strehim në fe dhe në misticizëm. Por, kurrë nuk u ndal së krijuari. Në fund të viteve 1940 dhe në fillim të viteve 1950 iu kthye portreteve në pikturë, ku ajo e dashnores së Gertrude Steinit, Alice B Toklas, ishte shembulli më i mirë. Vitet 1960 panë disa skica në qelq, ndërsa në vitet 1980 iu kthye dhomës së errët për të krijuar një seri fotogramash imagjinatave.
Sidoqoftë, vepra e saj mbetet pothuajse e panjohur, ndaj kuratorët shpresojnë se me këto ekspozita do të rivlerësohet puna e saj e se do të harrohet “Gruaja vajtuese” – se do të njihet një grua pasiononte, e guximshme dhe kreative: Dora Maar! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje