Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar sot Arta Balajn si drejtoreshë e Kulturës për këtë komunë.
Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë.
“Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë”, ka thënë Ismaili.
Sipas një komunikate, Partia Demokratike e Kosovës deri më sot kishte emëruar nënkryetaren dhe katër drejtorë, nga pesë sa i takojnë nga marrëveshja për bashkëqeverisje.
Me emërimin e Artës, kompletohet ekipi i PDK-së për kryeqytetin.
Donjeta Sahatçiu (nënkryetare), Besianë Musmurati (drejtoreshë e Arsimit), Plator Gërdovci (drejtor i Bujqësisë), Ilirik Musliu (drejtor i Shërbimeve Publike), Granit Rugova (drejtor për Sport) dhe Arta Balaj (drejtoreshë e Kulturës).
Kush është Arta Balaj?
Arta Balaj është e lindur në Prishtinë në vitin 1979. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në kryeqytet, ndërsa studimet bachelor dhe magjistraturën i kreu në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike, Universiteti i Warshavës në Poloni (1999-2004).
Në po të njëjtin universitet, ajo ka kryer edhe specializimin në Marketing Politik dhe Marrëdhënie me Publikun.
Karriera e saj profesionale filloi gjatë luftës në vitet 1998-1999, kur punoi si korrespondente e Radiotelevizionit Shtetëror Informativ të Polonisë.
Ajo u angazhua vullnetarisht dhe ndihmoi Qeverinë polake, UNHCR-in dhe Kryqin e Kuq polak në transportimin e refugjatëve shqiptarë dhe romë nga Maqedonia e Veriut dhe në krijimin e kampeve të refugjatëve në Poloni.
Në vitin 2006, u angazhua me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si specialiste për zhvillimin e biznesit dhe marketingut në kuadër të një kompanie amerikane World Strategic Initiatives.
Pas një viti rikthehet në Kosovë si analiste politike ndërkombëtare në UNMIK, për të vazhduar karrierën në sektorin privat dhe atë bankar.
Nga viti 2010, përmes projektit të UNDP-së dhe KFOS-it, ajo është angazhuar si Këshilltare për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketingun në Kabinetin e Ministrit të Bujqësisë.
Që nga viti 2015, ajo është emëruar Shefe e Kabinetit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit