Haki Ejupi, një nga 4 të akuzuarit për shpërdorim detyre dhe prodhim të ndaluar, në gjykatë është pyetur rreth nënshkrimit të rekomandimit për lëshimin e banderolave të ilaçeve për kompaninë “Prima Pharm”.
“Dhe gjatë atyre katër ditëve të ushtrimit të kësaj detyre nuk kam lëshuar apo nënshkruar asnjë dokument që ka të bëjë me vendimmarrje apo ekzekutiv”, theksoi ai.
Po ashtu, Ejupi tha se nuk e ka ditur që rekomandimi që e ka nënshkruar kishte karakter ekzekutiv.
“Nuk e kam ditë që rekomandimi ka karakter ekzekutiv. E kam kuptuar si zgjidhje e një çështje”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues.
Ndërsa, gjyqtarja Shadije Gërguri e pyeti të pandehurin se cili ka qenë momenti kur e ka nënshkruar rekomandimin në fjalë.
“Vendimtare apo bindëse për ta nënshkruar formën e rekomanduar që e ka përgatitur drejtori i Zyrës Ligjore ishte komunikimi apo biseda me Bersan Kolgecin, i cili me bind se rekomandimi nuk është ekzekutiv”, tha Haki Ejupi.
“Nuk po kërkojmë prej juve që të nënshkruani urdhëresë por është afati i fundit që unë t`i përgjigjem kërkesës se një pale dhe se është e drejtë e domosdoshme e komunikimit të brendshëm në mes të departamenteve dhe se përgjegjësia për rekomandim është e Departamentit Ligjor”, citoi i akuzuari Ejupi t’i ketë thënë Bersan Kolgeci.
Haki Ejupi, Bersan Kolgeci e Ilir Dushi akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa Edon Hajrullaga për prodhim të ndaluar.
Sipas aktakuzës më 07.08.2013, në Agjensionin Kosovar të Produkteve Medicinale (AKPM) në Prishtinë, i pandehuri Ilir Dushi, person zyrtar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në AKPM, ndërsa i pandehuri Haki Ejupi në pozitën e drejtorit të Departamentit të Licencimit, në bashkëkryerje me të pandehurin Bersan Kolgeci, person zyrtar, për nga pozita drejtor i Departamentit Ligjor në AKPM, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, për operatorin ekonomik “Prima Pharm”, drejtor i të cilit është i pandehuri Edon Hajrullaga, në atë mënyre që i pandehuri Bersan Kolgeci, duke vendosur sipas ankesës së këtij operatori, ka lëshuar rekomandimin me numër protokolli nr.1115/5, të dt.07.08.2013, me të cilin ka rekomanduar drejtorin e Administratës që të bëjë përgatitjen dhe t’i lëshojë banderolat për barna, medikamente për operatorin ekonomik “Prima Pharm” ashtu që subjektit në fjalë i janë lëshuar gjithsej 435.124 banderola për 18 produkte medicinale.
Sipas aktakuzës i pandehuri tjetër Edon Hajrullaga prej datës 19.11.2012 e deri më 07.08.2013, për nga pozita drejtor i “Prima Pharm” pa autorizim ka prodhuar dhe shitur medikamente, gjegjësisht barna dhe pse nuk ka pasur të drejtë të shesë, pasi që sipas Ligjit mbi Produktet Medicinale, prodhimin e produkteve medicinale mund ta realizojë deri më 18.11.2012, pas së cilës datë i pandehuri ka qenë i obliguar të pajiset me certifikatë të Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP), e që i pandehuri i lartcekur deri me këtë datë nuk është pajisur me certifikatë të PMP.
Prokuroria pretendon se nuk është dashur të lëshohet ky rekomandim sepse të pandehurit e lartcekur e kanë ditur se ky subjekt, “Prima Pharm”, nuk i ka plotësuar kushtet për një gjë të tillë, sepse ky subjekt nuk është i pajisur me certifikatë të Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP).
Seanca e radhës mbahet në këtë muaj. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit