Trupi Gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka miratuar sot përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga avokati Ben Emmerson.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, ky vendim është marrë me pajtimin e të dy palëve, duke u aprovuar për arsye të vlefshme nga Trupi Gjykues.
Në njoftim thuhet se Trupi Gjykues është siguruar që ky ndryshim nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor dhe se përfaqësimi i Veselit do të vazhdojë pa pengesa.
Vendimi do të hyjë në fuqi pas emërimit të një avokati të ri kryesor, për të cilin DhSK kërkon nga Administratorja që të ndërmarrë masat e nevojshme sa më shpejt.
Ky vendim u mor pas kërkesës së vetë Kadri Veselit.
Dokumentet e publikuara tregojnë se më 8 gusht 2024, Veseli dhe Emmerson kanë njoftuar Sekretarin për përfundimin e përfaqësimit.
Më 20 gusht, Sekretari i dorëzoi Panelit dokumente të tjera që konfirmonin kërkesën e Veselit për ndërprerjen e parakohshme të përfaqësimit nga Emmerson.
Më 7 gusht 2024, Veseli përmes avokates së tij, O’Reilly, kërkoi tërheqjen e Emmerson, duke përmendur një “prishje të parevokueshme” në marrëdhënien avokat-klient.
Emmerson, të nesërmen, konfirmoi tërheqjen e tij të hershme nga detyrat si avokat kryesor i Veselit.
Më pas, më 16 gusht 2024, Sekretaria pranoi një formular ku Veseli kërkonte emërimin e Rodney Dixon si avokatin e tij të ri kryesor.
Në këtë proces, Veseli dhe Emmerson kanë siguruar që Veseli do të vazhdojë të përfaqësohet nga ekipi aktual mbrojtës, duke përfshirë avokatet O’Reilly dhe Rowan.
Trupi Gjykues theksoi se ky ndryshim i avokatit kryesor nuk do të shkaktojë vonesa në procedurë, pasi Veseli do të vazhdojë të mbështetet nga avokatët e tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit të tij mbrojtës.
Në fund, Trupi Gjykues miratoi zyrtarisht ndërprerjen e përfaqësimit të Ben Emmerson si avokat i Kadri Veselit, vendim ky që do të hyjë në fuqi pas emërimit të avokatit të ri kryesor.
Emmerson, avokat ndërkombëtar dhe ish-raportuesi Special i OKB-së për Kundër Terrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020.
Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndër gjykimet që po vazhdon është edhe ai ndaj Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.
Dukumentin në anglisht mund ta lexoni KËTU./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit