Site icon Telegrafi

Arsyeja pse duhet t’i lani dhembët para gjumit

(Foto: Pexels)

Larja e dhëmbëve në mëngjes është bërë pjesë e rutinës dhe higjienës elementare që të mos dalim nga shtëpia me frymëmarrje të pakëndshme, nga ana tjetër shumë njerëz e neglizhojnë atë në mbrëmje.

Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tanë më të shëndetshëm, por gjithashtu na pengon të shkojmë në shtrat me baktere në gojë. Në këtë mënyrë parandalojmë shfaqjen e kariesit, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të tjera.

Lexo po ashtu Soda e bikarbonatit dhe limoni dëmtojnë dhëmbët!
(Foto: Pexels)

Një doktor shpjegon se çfarë ndodh nëse nuk i lajmë dhëmbët para gjumit:

“Gjatë ditës, pështyma shërben si një mbrojtje natyrale, duke ndihmuar në neutralizimin e acideve në ushqim dhe duke parandaluar çdo dëmtim të smaltit. Por gjatë natës, prodhimi i pështymës zvogëlohet. Duke qenë se ne kemi një sistem mbrojtës më të dobët gjatë gjumit, është e nevojshme të lajmë dhëmbët para se të flemë për të reduktuar sasinë e baktereve në gojë”, shpjegon ai.

Lexo po ashtu Këshilla që nuk duhen anashkaluar për shëndetin dentar

Përndryshe, nëse nuk e bëjmë, e vëmë veten në rrezik të sheqerit të lartë në gjak, i cili mund të dëmtojë kryesisht njerëzit me diabet.

(Foto: Pexels)

Siç shton ai, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se bakteret jo vetëm që shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, por gjithashtu mund të hyjnë në gjak dhe në zemër, duke çuar më tej në infeksione.

Prandaj, duhet të lani dhëmbët para se të shkoni në shtrat dhe në këtë mënyrë parandaloni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Lexo po ashtu Gjërat befasuese që dentisti e di për ju sapo të hapni gojën
Exit mobile version