Arsyeja e vërtetë përse femrat koreane kanë lëkurë perfekte (foto)
![Arsyeja e vërtetë përse femrat koreane kanë lëkurë perfekte (foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/04/54ac546bc7070_-_elle-korean-beauty-skincare-sokoglam-97084635-elh.jpg)
Tashmë dihet botërisht se femrat koreane kanë lëkurë perfekte dhe kjo gjë, dukshëm, nuk ka të bëjë vetëm me gjenet e mira, por edhe me vullnetin e tyre.
Për të pasur lëkurë të tillë, janë të shumta femrat koreane që ndjekin atë që quhet “Rutina koreane e bukurisë”, e cila përfshin 10 hapa. Dhe e bëjnë një gjë të tillë ÇDO NATË!
Hapi 1: Përgatitja dhe pastrimi paraprak
Procedura e parë e asaj që në Kore njihet si “pastrim i dyfishtë”, konsiston në heqjen e grimit me anë të një pecete të pasur me vlera ushqyese për lëkurën. Më pas vijon me heqjen e yndyrës dh e baktereve me një larës delikat me përbërje vajore.
Hapi 2: Pastrimi
Femrat koreane besojnë se larja është kyçi për të pasur një lëkurë perfekte prandaj ato zgjedhin ta lajnë atë dy herë. Pastrimi i dytë bëhet me një larës kremoz ose në formë shkume.
Hapi 3: Eksfolimi
Një lëkurë e lëmuar do të thotë eliminim i qelizave të vdekura nga sipërfaqja e saj. Prandaj eksfolimi është thelbësor në këtë rutinë. Por për të shmangur teprimin, fokusohuni më tepër në zonat që i konsideroni problematike dhe 2-3 herë në javë, bëjeni këtë procedurë në të gjithë fytyrën.
Hapi 4: Balanconi lëkurën me tonik
Nuk po flasim për tonikun tuaj të zakonshëm të mbytur në alkool. Tonikët koreanë janë hidratues, zbardhues dhe pastrues në të njëjtën kohë dhe sigurisht, balancojnë pH-in e lëkurës pas larjes.
Hapi 5: Esenca
Kjo konsiderohet një nga hapat më të rëndësishëm të rutinës së bukurisë në Kore. Esenca është një koncentrat i lëngshëm ushqyes për lëkurën, që nxit procesin e rinovimit qelizor, gjë që sjell përmirësimin e elasticitetit të saj.
Hapi 6: Ampula
Praktikisht, është një version i kondensuar i esencës, por në një version më të pasur me vitamina dhe me përbërje më të trashë, shkruan Anabel. Ampula konsiderohet si një porcion magjik dhe kujdeset për rrudhat dhe ndryshimet në tonin e lëkurës.
Hapi 7: Maskat
Maskat-çarçaf janë një nga mrekullitë e kozmetikës koreane. Ekspertët sugjerojnë që ato të përdoren 2-3 herë në javë dhe në ditët e pushimit, këtë proces zëvendësojeni me një masazh për t përmirësuar qarkullimin e gjakut. Maskat mund të jenë për të gjithë fytyrën, ose për zona specifike si buzët apo zonën e syve.
Hapi 8: Kremi i syve
Duke qenë se parandalimi është më mirë se kurimi, femrat koreane i mbajnë larg rrathët e syve, rrudhat dhe fryrjen me anë të kremrave intensive për këtë zonë.
Hapi 9: Emulsioni
E mbani mend procesin e pastrimit në hapat e parë. Tashmë lëkurës duhet t’i rikthehet hidratimi me një emulsion, që është versioni i lehtë i kremit hidratant që jeni mësuar ët përdorni.
Hapi 10: Doza për natën
Për finalen e kësaj rutine, shtoni një tjetër shtresë hidratimi me kremin e natës. Këto kremra veprojnë si maska për të mbajtur në vend emulsionin dhe për të mbajtur lëkurën të hidratuar përgjatë gjithë natës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/are-brittle-nails-a-sign-of-a-vitamin-or-mineral-deficiency-1440x810-1-380x233.jpg)
Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë
![Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/887a194bc25d-gettyimages-2198820577-380x233.jpg)
Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri
![Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/111ztr6756-380x233.jpg)
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
![Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/111ztr6756.jpg)
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
![Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/are-brittle-nails-a-sign-of-a-vitamin-or-mineral-deficiency-1440x810-1-780x439.jpg)
Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë
![Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/887a194bc25d-gettyimages-2198820577-780x439.jpg)
Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri
Shtatë llojet e puthjes: Çfarë thotë stili juaj i puthjes për lidhjen tuaj
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre
![Ide për veshje në Ditën e Shën Valentinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nuanca-780x439.jpg)
Ide për veshje në Ditën e Shën Valentinit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara