Kur është duke rënë shi jashtë, me siguri se i merrni të gjitha rrobat e lagura dhe provoni t’i thani brenda në shtëpi – por ekspertët paralajmërojnë se jeni duke e dëmtuar seriozisht shëndetin.

Ndonëse mund t’ju duket mënyrë e lehtë dhe efektive kjo për tharjen e rrobave, Shoqata e Astmës në Irlandë ka këshilluar njerëzit që ta shmangin tharjen e rrobave brenda shtëpisë sepse rritet lagështia në dhomë për 305 dhe inkurajohet rritja e mykut, transmeton Telegrafi.


Pastaj kjo ndikon te personat që kanë probleme me frymëmarrje, astma, kanë sistem të dobët të imunitetit apo probleme të lëkurës.

nintchdbpict000307173747

Në fakt, ky akt është më shumë i rrezikshëm për bebet, fëmijët dhe të moshuarit.

Ekspertët thonë se është tejet e rekomanduar që rrobat t’i thani jashtë.

Por, nëse kjo është e pamundur dhe vendosni t’i thani brenda, atëherë gjithsesi se duhet t’i lini dritaret hapur herë pas here në mënyrë që të freskohet dhoma. /Telegrafi/