LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: LSDM-ja futi në borxh secilën familje për 4000 denarë (Video)

Arsovski: LSDM-ja futi në borxh secilën familje për 4000 denarë (Video)

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM së Dimçe Arsovski tha se “Sot është dita kur LSDM-ja përmes Ministrisë së Financave (MF) i futën në borxh qytetarët për 32.5 milionë euro. 32.5 milionë euro është ankandi i MF-së ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të hyn në borxh për një shumë të madhe parash. Paramendoni, do të na fusin në borxh për 32.5 milionë eurot, ndërsa projekti i vetëm dhe më i madh janë tenderët dhe paratë shtetërore që i ndajnë firmat e LSDM-së dhe anëtarët e LSDM-së. Vetëm sot LSDM-ja fut në borxh secilën familje katër anëtarëshe për 4000 denarë”.

Sipas tij, qytetarët fundosen në borxhe, dhe nuk mund t’i dalin në fund, ndërsa LSDM-ja, Zaevi, Angjushevi, Filipçe, Sheqerinska i ndajnë paratë e popullit me firma të afërta me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm 3 muajt e kaluara borxhi publik dhe shtetëror i rrit falë punës jo efikase të LSDM-së. Borxhin publik në tre muajt e fundit LSDM-ja e rriti për 54 milionë euro, ndërsa borxhi shtetëror është zmadhuar për 29 milionë euro. Apo më saktësisht, secilën ditë gjatë tre muajve të kaluara, borxhi publik zmadhohet për mbi gjysmë milion euro apo më saktë 580.645 euro në ditë, kurse borxhi shtetëror rritjet secilën ditë për 311.827 euro. Më këto huazime realizimi i projekteve kapitale është qesharake, njëjtë si është qesharake rritje e BPV-së. Për vetëm një vit që qeveris LSDM-ja, përveç skandaleve, aferave dhe kriminaliteteve nuk pamë asnjë investim real për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Arsovski.


Ai shtoi se nuk ka autostrada të reja, nuk ka shkolla të reja, foshnjore të reja, spitale të reja, nuk ka subvencione të reja për bujqit, s’ka pensione më të larta për pensionistët, paga më të larta për të punësuarit, dhe siç tha ai, nuk ka asgjë nga ajo që premtonte LSDM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori